Futboll Sport

RACIZMI NDAJ ANGLISË/ Presidenti i Federatës merr vendimin ekstrem

Anglia mposhti me rezultatin e thellë 0-6 Bullgarinë ditën e djeshme, por ajo që po tërheq vëmendjen e të gjithëve nuk është rezultati.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes në stadium kishte shumë thirrje raciste nga tifozët vendas, në drejtim të lojtarëve të Anglisë. Pikërisht për këtë arsye ndeshja u ndërpre në dy momente, në mënyrë që thirrjet në stadium të ndalonin.

Për këtë ngjarje të ndodhur, në drejtim të Federatës Bullgare të Futbollit pritet të ketë edhe një masë ndëshkimore, nga ana e UEFA-s. Kryeministri i vendit pritës, Bojko Borisov, për shkak të ngjarjeve të ndodhura, i kishte kërkuar presidentit të federatës, Borislav Mihajlov,  të jepte dorëheqjen nga posti i tij._109238296_mihaylov_getty

Mihajlov e ka pranuar menjëherë kërkesën e Kryeministrit, teksa ditën e sotme ka dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit të Federatës.

Related posts

FESTOI ELEMINIMIN NGA CHAMPIONSI/ PSG shpërthen: Është sjellje e papranueshme dhe mungesë…

Delo.autor

MOVIOLA E VLLAZNIA-PARTIZANI/ Ndeshja pa raste të dyshimta, arbitri s’ka nevojë për VAR (VIDEO)

Delo.autor

TIRANA-PARTIZANI/ Ndryshime të detyruara në mbrojtje për “Demat”, ja formacioni i mundshëm

Delo.autor

Leave a Comment