Futboll Seria A

Pas Pjaniç, Juve kërkon një tjetër yll nga Roma

Juventusi është i interesuar të nënshkruajë me Alessandro Florenzi nga Roma, sipas raporteve më të fundit të “Mediaset Premium”. Mbrojtësi i djathtë është parë shumë afër një marrëveshjeje të re me verdhekuqtë, që do ta mbante atë në klub deri në vitin 2022 ose edhe më gjatë. Juventusi po kërkon një mbrojtës që të marrë përsipër krahun e djathtë, me Mattia De Sciglio që nuk ka arritur të bind. Roma dëshiron ta bëjë mesfushorin e djathtë kapitenin e ardhshëm, pasi Daniele de Rossi nuk mund të zgjasë përgjithmonë.

Gjithashtu edhe Chelsea është i interesuar për 27-vjeçarin, i cili po kalon një moment mjaft të mirë me ekipin e Roma. I respektuar për përpjekjet e tij (por më pak për teknikën e tij), Florenzi ka qenë i rregullt në formacionin e Italisë si dhe të Roma-s. Gjithsesi bardhezinjtë do të mundohen të rrëmbejnë një tjetër romak. Por a do të ndjek ai gjurmët e Miralem Pjaniç, Emerson dhe Jonathan Zebina? Kjo do të mësohet gjatë verës.

Related posts

LIVE/ Finalja e parakohshme, Franca dhe Argjentina kërkojnë lavdinë në “Rusi 2018”

Sadik.Autor

KUALIFIKUESET E EURO 2024/ Risi në listën e Anglisë, sa shumë yje të grumbulluar

F.autor

Shoqatat fantazmë në FSHF, si u regjistruan në gjykatë

Q.Autor

Leave a Comment