Futboll Kategoria Superiore Sport

FANTAZI NË MERKATO/ Janë të bindur se edhe këtë sezon mund të dalin kampionë, ja formacioni perfekt i Tiranës…

Edhe pse është një fantazi merkatoj, nëse Tirana ia del që të afrojë lojtarët që ka dëshirë atëherë mund të bëhet supeskuadra e Superiores. Sikur Halili të afrojë Ngonë, Asanin, Melon dhe Hasanin, superekipi është ndërtuar.

Në portë do të luajë Bekaj. Në mbrojtje Toshevski, Najdovski, Hoxhallari dhe Ismajlgeci. Në mesfushë Melo dhe Batha, para tyre treshja Asani, Torasa e Hasani dhe në sulm njëri prej dyshes Muçi e Ngo. Sigurisht, Kale e Çelhaka janë jashtë sepse llogariten të dëmtuar në këtë moment, ndërsa për Sasrakun e disa lojtarë të tjerë mund të ketë vetëm stol.

Formacioni është i jashtëzakonshëm sepse do të kishim një skuadër eksplozive që në asnjë moment nuk do të vuante për të shënuar gol, ashtu siç ka ndodhur në sfidat e fundit.

Gjithsesi, deri më sot këto janë veçse fantazi sepse Tirana si fillim duhet të firmosë me lojtarët dhe më pas të shihet se ku do të vihen nga trajneri Nevil Dede. Te bardheblutë janë të bindur se edhe këtë sezon Tirana mund të dalë kampione. Në janar mund të ketë riparime në organikë dhe menjëherë bardheblutë mund të jenë kompetitivë.

Related posts

NBAHumbasin Golden State e Cleveland, Boston dhe Toronto kryesojnë Konferencat

Q.Autor

E TRISHTË/ Aksident fatal, humb jetën presidenti i klubit të futbollit

Delo.autor

“SHERIFI I FORTË, POR TEUTA DI SI FITOHET”/ Mbrojtësi Kotobelli tregon arsyet pse u rikthye sërish në Durrës

Delo.autor

Leave a Comment