Formula 1 Sport

FORMULA 1/ I kishte të dy shokë skuadre, Rosberg bën dallimin mes Hamilton dhe Schumacher

Nico Rosberg është piloti që ka patur mundësi t’i ketë shokë skuadre dy pilotët me më shumë tituj kampionë bote në Formula 1: Michael Schumacher dhe Lewis Hamilton. Përmes një interviste për “Frankfuter Allgemeine Zeitung”, ish-kampioni i botës në vitin 2016, flet për dy pilotët dhe bën dallimin mes tyre.

“Pa asnjë pikë dyshimi që Michael Schumacher është një pilot më i kompletuar, më i kompletuari nga të gjithë. Ishte gjithnjë i motivuar për t’u përmirësuar, jo vetëm për vete por edhe për skuadrën ku garonte”, tha Rosberg.

“Nëse Schumacher është nga një planet tjetër për sa i përket faktit që ishte një pilot i kompletuar, Hamilton ka një talent natyral që nuk e ka njeri tjetër. Sapo ulet në një makinë ai bëhet i shpejtë dhe kjo është mahnitëse”, tha Rosberg.

Related posts

“PËR MOMENTIN JAM MOTIVUAR PËR…”/ Federer i pakënaqur nga rikuperimi dhe vë në dyshim rikthimin

Delo.autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ Lewa tundohet nga “Galaktikët”, Bayern nis punën për… Haalandin

Delo.autor

Sherr në stadiumin e Shkodrës/ Tifozë të Tiranës konfliktohen prej Presidentit Halili

Isa.Autor

Leave a Comment