Futboll Premier League Sport

THUR ELOZHE PËR THIAGO SILVA/ Lampard: Ka një dëshirë të madhe të fitojë. Do të bëhet trajner ose…

Frank Lampard shijon Thiago Silva-n.

Ish-mbrojtësit të PSG-së nuk i është dashur shumë kohë për t’u përshtatur te Chelsea.

Braziliani po kalon një moment shumë të mirë dhe tani ka marrë edhe elozhet e trajnerit Lampard pas fitores ndaj West Ham në kampionat.

“Mbaj mend që kam luajtur në Premier League në moshën 36 vjeç dhe nuk mund të luaja siç po bën ai tani”, ka thënë Lampard për Sky Sports.

“Nuk do të kisha mundur të luaja të gjitha ndeshjes sepse, në atë kohë, në fazën e fundit të karrierës, nuk jepja gjithmonë maksimumin”.

“Ai është një super lojtar. Gjithmonë i përqendruar, nuk e ndien presionin. E dija që ishte një mbrojtës i nivelit të lartë dhe nuk duhej të befasohesha. Ka një dëshirë të madhe të fitojë. Jam i bindur se do të bëhet trajner ose çfarëdo që të dojë në të ardhmen”.

Related posts

U BË VIRAL PAS TAKIMIT ME ERIKSEN/ Rrëfen tifozi 11-vjeçar: Dukej i shëndetshëm, ishte bukur të… (VIDEO)

Delo.autor

Talenti i Ajaxit, Justin Kluivert transferohet në Serie A

Sadik.Autor

5 lojtarët më të moshuar që kanë luajtur në Kupën e Botës

Sadik.Autor

Leave a Comment