Futboll La Liga

Zidane merr dy lajme të shkëlqyera para sfidës me PSG-në

Testet mjekësore të Luka Modriç dhe Marcelo tregojnë, se ata do të jenë të gatshëm për Real Madridin, për t’u përballur me Paris Saint-Germain më 6 mars. Në hapësirën e pak ditëve, të dy janë dëmtuar në këmbë me brazilianin Marcelo, që u largua gjatë fitores 5-3 ndaj Real Betis. Modriç, ndërkohë, humbi stërvitjen e të martës, megjithatë klubi konfirmoi se dëmtimi është i shkallës së parë. Testet mjekësore kanë rritur optimizmin, se dy “Galaktikët” do të jenë të aftë për të udhëtuar në Francë për ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve.

Trajneri Zinedine Zidane shfaqi besim tek mjekët e klubit për të rikthyer në kohë Marcelo-n dhe Modriç: “Situata është e tillë se Modriç nuk është paraqitur në stërvitje, por është drejt rikuperimit”, tha francezi të martën pasdite. “Kam besim tek mjekët dhe stafi që punon këtu për rikuperimin e lojtarëve. Është një dëmtim i lehtë dhe ata do të kthehen shumë shpejt”, shtoi Zidane.

Related posts

CONFERENCE LEAGUE/ Oto Xhon bën bomberin, Prishtina triumfon me “POKER” ndaj uellsianëve

Delo.autor

PAS FAZËS PËRGATITORE ME KLUBIN/ Armando Sadiku relaksohet në hotelin luksoz në Valencia (FOTO)

Delo.autor

(FOTO) Këto janë 10 skuadrat që shpenzuan më shumë gjatë merkatos së janarit

Q.Autor

Leave a Comment