Futboll Premier League Sport

POLEMIKAT PËR TË ARDHMEN E EGJIPTIANIT LARG ANGLISË/ Carragher: Salah? E ka humbur trenin tashmë…

Zërat për një të ardhme të Mohamed Salah tek Real Madrid ose Barcelona janë shtuar shumë në ditët e fundit. Megjithatë, sipas ish-mbrojtësit të Liverpool, Jamie Carragher, rreziku për ta parë egjiptianin në Spanjë është shumë i vogël.

Arsyeja? Mosha e lojtarit…

“Nuk besoj se ka kuptim të diskutohet kalimi i mundshëm i Salah te Real Madrid. Real është Real, por duket se fuqia e klubit spanjoll ka rënë pak”.

“Salah ka një kontratë me Liverpool-in edhe për dy vite e gjysmë të tjerë. Nuk e shikoj si një problem sepse Real Madrid ka shpenzuar shumë para për Hazard kur kishte 28/29 vjeç”.

“Salah po i afrohet kësaj moshe dhe besoj se një transferim i tillë nuk ka kuptim. Do të kishte patur dy vite më parë. Kur duhet të blesh një lojtar dhe duhet të shpenzosh shumë para, e bën kur është 25 /26 vjeç”.

“Besoj se koha për një transferim të Salah te Real Madrid ka kaluar për shkak të moshës së tij”.

Related posts

MERKATOJA E JANARIT/ Nuk po gjen hapësira te Barcelona, Chelsea gati të negociojë me 21-vjeçarin

Delo.autor

ZYRTARE/ Ishte në bisedime me Partizanin, futbollisti 24-vjeçar prezantohet te… Kastrioti

Delo.autor

KAPITULLIMI NË “BERNABEU”/ Fjalia e ish-madrilenit që po thyen rrjetin

Delo.autor

Leave a Comment