Futboll Kategoria Superiore Sport

BARAZIM PA GOLA/ Kampionët e Superiores dhe Kukësi ndajnë pikët në “Elbasan Arena”

Tirana dhe Kukësi mbyllin javën e 10-të të Kategorisë Superiore me një barazim 0-0 mes tyre. Pas suksesit të Teutës, Partizanit, Vllaznisë dhe Laçit, supersfida e luajtur në “Elbasan Arena” ndahet në barazim dhe ekipet ndajnë pikët.

Megjithatë, verilindorët janë të pafat me arbitrin (ose më saktë, virojtësin) duke qenë se goli i realizuar nga Eze 30 minuta nga fundi është i rregullt, siç treguan pamjet.

Sulmuesi niset nga pozicion i rregullt dhe mbahet në lojë nga mbrojtja bardheblu. Një ndeshje që ka parë ekipin e Gegës më kërkues dhe madje traversa ndalin Gashin nga shënimi i golit në pjesën e dytë dhe disa pritje të Bekajt ruajtën rrjetën e paprekur te ekipi i Nevil Dedes.

Pjesa e parë ka qenë më shumë një fazë studimi dhe nuk ka dhuruar shumë emocione.

Related posts

PAS FITORES NDAJ TIRANËS/ Shkëmbi: Nuk jemi kualifikuar ende, në kampionat jam i bindur që…

Delo.autor

GARAT E AUTOMOBILIZMIT/ Auto Club Albania organizon garën “Trofeu Skënderbej”

Delo.autor

MAHNITI NË BOTËROR/ Leicester i dyfishon rrogën për të bindur mbrojtësin ANGLEZ të qëndrojë

Isa.Autor

Leave a Comment