Futboll Sport

PRITET ZYRTARIZIMI/ Për 1 dekadë u zhduk nga qarkullimi. Sot mund të kthehet trajner tek klubi…

E mbani mend Raymond Domenech? Ndoshta e keni harruar por ishte trajner i Francës në Kampionatin Botëror 2006 dhe më pas në 2010, në Afrikën e Jugut…

Në fakt, prej një dekade, Domenech nuk stërvit asnjë ekip dhe është zhdukur nga qarkullimi, por tani 68 vjeçari është pranë stolit të Nantes në Ligue 1, duek u bërë tekniku i 15-të i këtij klubi që nga ardhja e presidentit Ëaldemar Kita në 2007.

Raymond Domenech pays for Leipzig and Julian Nagelsmann – Kenyan News

Emërimi pritet të bëhet zyrtarisht nesër, megjithëse një zëdhënës i klubit Ligue1 (në të cilin ekipi aktualisht është i pesëmbëdhjeti) ka siguruar që nuk ka firmosur ende Domenech.

Njoftimi i Domenech si trajneri i ri i Nantes menjëherë shkaktoi polemikë në mediat sociale në Francë. Siç ndodhi për italianin Claudio Ranieri, Domenech duhet të presë dritën jeshile të Ligës Franceze pasi në moshën 68 vjeç ai tejkaloi kufirin e 65 viteve të parashikuara.

Si president i Unecatef, sindikata e trajnerëve francezë, Domenech kishte kritikuar vendimin për t’i dhënë këtë tolerim Ranierit, i cili u bë trajner i Nantes në 2017 dhe tani te Sampdoria, edhe pse 66 vjeç.

Related posts

Superkupa e Europës po afron, Real Madridi i “dërrmuar” nga Botërori

Isa.Autor

LAJMI I FUNDIT/ Komisioni i Apelit të UEFA-s nxjerr vendimin për Skënderbeun

Sadik.Autor

​E PABESUESHME sesi ky qen e mbron penalltinë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment