Futboll Ligue 1 Sport

PAS SHKARKIMIT TË TEKNIKUT TUCHEL/ Presidenti Al Khelaifi vendos “veton” për trajnerin e ri të PSG, ja emri…

Mauricio Pochettino ka shanset maksimale për t’u bërë trajneri i ri i PSG-së, pasi klubi parizien vendosi të heqë dorë nga gjermani Thomas Tuchel. Përfaqësuesit e trajnerit argjentinas po negociojnë me përgjegjësit e klubit francez për ta punësuar atë për 18 muajt e ardhshëm, me opsionin e një sezoni më shumë, bazuar në rezultatet e ekipit në Ligën e Kampionëve.

Siç njoftohet nga “RMC Sport”, PSG konsideron se ish-trajneri i Tottenham dhe Espanyol është opsioni i duhur për të zëvendësuar Tuchel, të cilit i përfundonte kontrata në fund të sezonit. Mauricio Pochettino ishte lojtar i klubit francez gjatë karrierës dhe gjithmonë kishte menduar mundësinë e kthimit për të marrë drejtimin e stolit.

Tani mund të jetë koha e tij, sepse nuk është drejtori sportiv, Leonardo Araújo, por presidenti i PSG, Nasser Al Khelaifi, i cili ka vendosur shkarkimin e Tuchel dhe “gradimin” e Mauricio. Sipas RMC, mungesa e ndikimit të gjermanit në ekip dhe mënyra se si ai komunikonte, shto këtu kriteret sportive, dërguan në shkarkimin e Tuchel.

Mauricio Pochettino ishte trajner i Tottenham midis viteve 2014 dhe 2020. Para kësaj ishte në krye të Espanyol (2008-2013) dhe Southampton (2012-2014). Si futbollist, ai ka luajtur me PSG midis viteve 2001 dhe 2003.

Related posts

“Sunday Times” zbulon skandalin e Botërorit 2022: Ish-agjentë të CIA punuan për Katarin…

Sadik.Autor

Pjesa e parë/ Teuta e pamëshirshme, një shkodran ngrin Vllazninë

Sadik.Autor

Ndodh edhe kështu/ 11 persona plagosen gjatë intervistës së Andres Iniestës

Sadik.Autor

Leave a Comment