Futboll Sport

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta në moshën 37-vjeçare dhe në varfëri ekstreme ish-futbollisti

Një lajm i trishtë është bërë publik ditën e sotme. Ish-futbollisti Maksim Tsigalko ka ndërruar jetë në moshën 37-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga klubi i Dinamos së Minsk, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

“Kampion i Bjellorusisë, fitues i Kupës së vendit me Dinamon. Ne i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes dhe miqve të Maksimit. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, shkroi klubi i Minskut në faqen e tij të internetit

Tsigalko ishte sulmues i Dinamo Minskut në periudhën 2001-2004, duke shënuar 28 gola në 65 paraqitje. Shkaku i vdekjes së tij nuk është konfirmuar ende.

Në vitin 2010, bjellorusi u tërhoq nga futbolli për shkak të dëmtimeve në moshën 26-vjeçare, teksa vdiq në varfëri.

Ndryshe nga jeta reale, Tsigalko kishte aftësi të jashtëzakonshme, shkathtësi dhe ritëm në një lojë të njohur për menaxherët e futbollit, “Championship Manager 01/02”, gjë që e bëri atë një nga lojtarët më të mirë dhe të dashur në këtë lojë kompjuterike.

Tsigalko s’ishte një lojtar mesatar në “Championship Manager 01/02”. Ai ishte sulmues i frytshëm falë aftësive të tij të jashtëzakonshme sulmuese në lojë.

Pasi u tërhoq nga futbolli, askush nuk u kujtua për të, teksa u detyrua të punonte në ndërtim për 5 dollarë në ditë, teksa ditën e premte të 25 dhjetorit, zemra e tij pushoi së rrahuri.

Related posts

LIVE/ Europa League: Nuk ka surpriza pas 30 minutash, triumfojnë skuadrat “big”

Isa.Autor

E kërkon Interi, por Sevilla më afër Sturridge-it

Q.Autor

Roma – Atalanta, publikohen formacionet zyrtare. Berisha titullar (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment