Ekskluzive Futboll Kategoria Superiore Sport

NGA EGBO TEK SKËNDER GEGA/ Trajnerët që u larguan nga klubet e Superiores gjatë 2020

Jemi pothuajse në fund të vitit dhe është mbyllur gjysma e sezonit të kampionatit.

Kategoria Superiore ka nisur me vonesë për shkak të pandemisë në 4 nëntor pas bojkotit me gola, fitore, humbje, dëmtime, lojtarë dhe trajnerë të infektuar me covid-19.

AlpeSport.al” risjell largimet më të bujshme nga stoli i trajnerëve gjatë vitit 2020:

Skënder Gega

Humbja ndaj Partizanit me rezultatin 4-1 ka rezultuar fatale për trajnerin Skënder Gega, i cili i komunikoi klubit verilindor dorëheqjen pas sfidës.

Emanuel Egbo

Eliminimi nga raundi i dytë i Kupës së Shqipërisë i Tiranës nga skuadra e Korabit, që militon në Kategorinë e Parë, ka tronditur stolin e trajnerit Emanuel Egbo.

Mirsad Jonuz

Kontrata e tij përfundonte në datën 31 maj të vitit 2020 dhe mesa duket nuk ka pasur një gjuhë të përbashkët për zgjatjen e marrëveshjes. Mes vlerësimeve të mëdha për bashkëpunimin me Vllazninë, trajneri është larguar ndërsa klubi ka 4 muaj që nuk ka depozituar paratë në llogarinë bankare, e cila dërgoi edhe në bojkot te lojtarët.

Xhovani Kolela
Humbja 6-1 në Laç ka sjellë edhe shkarkimin e trajnerit Xhovani Kolela nga pankina e Apolonisë. Italiani pas takimit me drejtuesit, ka paraqitur dorëheqjen, që është pranuar nga presidenca fierake. Pas 5 javësh kampionat, skuadra fierake e Apolonisë ka marrë vetëm 2 pikë, pas barazimeve ndaj Bylisit dhe Kastriotit, ndërkohë bardhejeshilët kanë humbur kundër Vllaznisë, Partizanit dhe Laçit.

Related posts

“JU SHPJEGOJ PSE IBRA BËN AKOMA DIFERENCËN”/ Nocerino: Nuk ka kuptim ajo që po ndodh me Insigne

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË SERIE A/ Mbrojtësi i Kombëtares RINOVON edhe për 4 vite me klubin e …

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Gjermani-Holandë, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 1-0

Delo.autor