Futboll Seria A Sport

ANALIZON INTER PËR SEZONIN AKTUAL/ Legjenda “Zikaltër”: Padiskutim do të fitonin titullin nëse do të kishin një lojtar si…

Ish-kapiteni dhe legjenda e Interit, Bepe Bergomi në një intervistë për të përditshmen sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, ka folur për Interin aktual dhe Interit të rekordeve por ka thënë se këtij Interi i mungon një lojtar si Lotar Mateus:

“Nuk mund të krahasohet Interi i rekordeve me këtë Inter pasi janë në epoka të ndryshme. Në kohën kur unë luaja ishin vetëm italian dhe u bashkuan dhe kampionë si Brehme dhe Mateus.

Nëse sot do të kishte qenë një lojtar si Mateus, padiskutim Interi do të fitonte kampionatin. Konte apo Trapatoni?

Trapatoni dinte të të motivonte dhe ishte i aftë të të stërviste mirë. Konte është një trajner i madh, por në humbje karakteri ndodhet disi në vështirësi.”, përfundoi Bepe Bergomi.

Related posts

“EURO 2020″/ Holanda mposht Austrinë falë dyshes Depay-Dumfries dhe kualifikohet në 1/8-at

Delo.autor

35 VITE NGA GOLI I SHEKULLIT/ Fenuik: Maradona më shkatërroi…

Delo.autor

CONTE VS SARRI/ Muri zikaltër kundër yjeve bardhezi, në pritje të derbit të Italisë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment