Futboll Ligue 1 Sport

ZBULON PRAPASKENËN TEK PSG/ “L’Équipe”: Tuchel largohet me kompensim të majmë, gati zyrtarizimi i trajnerit…

Thomas Tuchel i ka orët e numëruara si trajner i PSG-së. Sipas informacionit nga “L’Equipe”, skuadra pariziene ka arritur një marrëveshje me gjermanin për ta zgjidhur kontratën dhe ndarë me nënkampionët aktualë të Europës në mënyrë miqësore.

Tuchel, i cili po merrte 625.000 € bruto në muaj, pranon të largohet me kompensimin prej 6 deri në 7 milionë euro. Pra, heq dorë nga shpërblimet e kontratës së tij, që mund ta kishin rritur shifrën edhe më shumë. Trajneri akoma i PSG është i dyti që pushohet nga puna në mes të sezonit, që nga ardhja e Nasser Al Khelaïfi president. I pari ishte Antoine Kombouaré, në dhjetor 2011.

“L’Equipe” gjithashtu ka konfirmuar se PSG ka arritur një marrëveshje me Mauricio Pochettino. Argjentinasi ishte i lirë, pasi u largua nga Tottenham në nëntor 2019, dhe e ka pranuar ofertën e Leonardo për të trajnuar ekipin në të cilin kaloi tri sezone si lojtar. Mes sot dhe nesër, PSG duhet të zyrtarizojë largimin e Tuchel dhe ardhjen e Pochettino.

Related posts

JO VETËM NË FUTBOLL/ Lojtari i Bayern arrin majat. Bëhet ambasador në Bashkimin Europian

Delo.autor

U SHKARKUA NGA BAYERN MUNICH/ Tekniku Kovac fiton respektin e të gjithëve me fjalët e lamtumirës

Delo.autor

Ishte në “orbitën” e PARTIZANIT, ish-lojtari i TIRANËS pranë kalimit te Kamza

Isa.Autor

Leave a Comment