Futboll Seria A Sport

REZULTOI POZITIV ME COVID-19/ Sulmuesi i Napolit “tërbon” drejtuesit. Ja festa sekrete për ditëlindje (VIDEO)

Sulmuesi Viktor Osimene ka “tërbuar” drejtuesit e Napolit! 22-vjeçari rezultoi ditën e djeshme pozitiv me COVID-19, ndërkohë që së fundmi në media ka qarkulluar një video, teksa shihet nigeriani, duke festuar ditëlindjen më datën 29 dhejtor, pa maskë dhe duke mos respektuar rregullat e vendosura nga autoritetet për shkak së pandemisë.

Sulmuesi i cili u transferua nga Lile te Napoli për shifrën rekord prej 70 milionë euro, me shumë gjasa do të gjobitet nga drejtuesit për këtë festë sekrete. Osimene do të duhet të vetizolohet dhe me ekipin do bashkohet pasi të dalë negativ në testin për COVID-19.

Kujtojmë që prej muajit nëntor sulmuesi anësor ishte i dëmtuar në shpatull dhe te Napoli prisnin rikthimin e tij, por do të duhet të presin…

Related posts

Empoli drejt rikthimit në A, hap fals për Palermon e Frosinonen

Q.Autor

KALIMI TEK JUVENTUS/ Arthur i vihet kundër drejtuesve të Barcelonës. Ja vendimi që ka marrë së fundmi

Delo.autor

MERR FUND DILEMA/ Barcelona shet Malcom për shifrën e kërkuar prej…

Delo.autor

Leave a Comment