Futboll Seria A Sport

NUK BËN PJESË NË PLANET E INTER/ Shtohen pretendentët për mesfushorin Eriksen, në garë edhe klubi i madh spanjoll

Inter nuk do ta ketë të vështirë të largojë në merkaton e janarit mesfushorin danez Christian Eriksen, duke qenë se pretendentët për 28-vjecarin janë të shumtë. Sipas mediave italiane, në garë për Eriksen është vënë edhe skuadra e Valencia, që orët e fundit është interesuar për danezin.

Problem në këtë rast është fakti se Valencia e kërkon lojtarin në formë huazimi dhe jo ta blejë 100% kartonin e tij. Ndërkohë që, Interi kërkon ta shesë përfundimisht dhe me paratë e arkëtuara të ndërhyjë në merkato. Lojtari aktualisht paguhet 7.5 milionë euro në sezon, shumë e lartë për Valencia.

Related posts

Nisin bisedimet mes Ronaldos e PSG-së (FOTO)

Q.Autor

TRONDITET MERKATO/ PSG ofron 100 milionë euro për SULMUESIN e BARCELONËS

Isa.Autor

“LASHË FUTBOLLIN PREJ ALLEGRIT”/ Pippo Inzaghi: Kisha gjetur akordin me Milanin, por trajneri nuk më donte më

F.autor

Leave a Comment