Futboll La Liga Sport

NIS ME KËMBËN E MBARË 2021/ “Los Blancos” mposht Celta Vigon dhe ngjitet në krye të renditjes

Real Madridi e ka nisur me këmbën e mbarë vitin e ri kalendarik, pasi ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Celta Vigos. Djemtë e trajnerit Zinedine Zidane kanë marrë 3 pikë të rëndesishme, por miqtë kishin një % më të lartë të mbajtjes së topit me 59%.

Ndeshja nisi shumë mirë për Realin që gjeti golin e parë me Lucas. Lojtari i krahut mori një pasim të mirë nga Asensio në minutën e 6′ dhe përshëndeti rrjetën për 1-0.

Nuk ndryshoi asgjë as në pjesën e dytë, pasi ishte thuajse e njëjta fotokopje e ndeshjes. Asensio dërgoi topin në rrjetë pas pasimit të Lucas në minutën e 54′. Eden Hazard u rikthye në fushë, belgu u aktivizua në fushë në minutën e 74′. Reali i merr vendin e parë provizorisht Atleticos, por ka 3 ndeshje më shumë.

Rastet dhe golat e ndeshjes i ndiqni këtu

Related posts

E PAPRITUR/ “Shtrëngon dhëmbët” nga dhimbjet, KAÇE i jep premtimin e fundit PANUCCIT

Isa.Autor

“SHPRESOJ TË KTHEHEM SË SHPEJTI PËR…”/ Rezultoi pozitiv me Covid-19, flet lojtari i Atleticos!

Delo.autor

NDESHJA NDAJ TOTTENHAM/ Dy lojtarët më të shtrenjtë Barçës në LUFTË për një vend…

Isa.Autor

Leave a Comment