Futboll Premier League Sport

NISIN VITIN 2021 ME FITORE SPEKTAKOLARE/ “Topçinjtë” mposht me “POKER” West Brom

Pas një starti për t’u harruar, Arsenali i Mikel Artetës, po rikthehet më i frikshëm se kurrë këtë sezon.

“Topçinjtë” e nisën vitin me një triumf 0-4 në transfertë ndaj Uest Bromuiç, duke siguruar kështu fitoren e tretë radhazi në kampionat, pas një ecurie të gjatë rezultatesh negative. Tiernei hapi serinë e golave në minutën e 23, ndërkohë që Saka dyfishoi shifrat në të 28-tën.

Në fragmentin e dytë të lojës, Arsenali realizoi edhe 2 gola të tjerë me Lakazet që shënoi dopietë në minutat 61 dhe 64, duke vulosur kshtu “pokerin”. Me këtë fitore, “topçinjtë” u ngjitën në kuotën e 23 pikëve, duke u pozicionuar përkohsisht në vendin e 11-të. Në sfidën e radhës Arsenali do të presë në shtëpi Kristal Palasin.

Related posts

GODET PAS MERKATOS SË JANARIT/ Milani arrin marrëveshjen për talentin francez

Delo.autor

FOTO/ Formacioni i javës në La Liga, zhgënjen Barcelona

Q.Autor

Nasser Al-Khelaifi do ta takojë Ronaldon/ Sheiku do të jetë prezent në takimin Spanja-Portugalia

Sadik.Autor

Leave a Comment