Futboll Seria A

Shpulla ndaj Belottit, nuk ka provë televizive për Cheillinin

Giorgio Chiellini nuk do të ndëshkohet për shpullën që i dha Andrea Belottit në derbin Torino-Juventus, që përfundoi me fitoren e këtyre të fundit 0-1.

Gjesti i qendërmbrojtësit bëri xhiron e botës nëpër rrjetet sociale, teksa u kritikua edhe arbitri Orsato, që nuk përdori VAR-in për rastin, por duket se Drejtësia Sportive nuk ka surprizuar as këtë herë.

Giorgio Chiellini goditi në fytyrë Belottin, gjatë ndeshjes, por mosmarrja në konsideratë e provës televizive, bën që ai të jetë në dispozicion të Allegrit, që nga ndeshja e kësaj jave kundër Atalantës.

Reagimet edhe për këtë rast kanë qenë të shumta, pasi në një veprim të ngjashëm të Bonuccit, arbitri kërkoi të rishikojë pamjet dhe vendosi të ndëshkojë me karton të kuq kapitenin e Milanit.

Related posts

Cristiano Ronaldo nuk ndalet, vazhdon të vendos rekorde

Sadik.Autor

LIVE/ Liga e Europës: “Çmendet” PAOK, shënon 3 gola për 17 minuta në transfertë (VIDEO)

Isa.Autor

E MASAKROI NË STËRVITJE/ Ibra: Pasi e GODITA me kokë, filloi të LUTEJ DUKE QARË

Isa.Autor

Leave a Comment