Futboll La Liga Sport

SHTOHEN PROBLEMET PËR BARCELONËN/ Coutinho i nënshtrohet operacionit, ja kur pritet rikthimi në fushë…

Shtohen problemet për Barcelonën në startin e sezonit të ri. Klubi blaugrana ka humbur shërbimet e Felipe Coutinhos për 3 muajt e ardhshëm, me katalanasit që konfirmuan shkallën e rëndë të dëmtimit për mesfushorin.

Coutinho, u dëmtua në ndeshjen ndaj Eibarit të martën dhe pas ekzaminimeve të para u kuptua që në fillim që bëhej fjalë për një dëmtim serioz. Braziliani iu nënshtrua këtë të shtunë dhe operimit në gju, i cili siç raportoi Barcelona shkoi mjaft mirë për lojtarin.

Sipas stafit mjekësor të Barcelonës, Coutinho do të jetë jashtë fushave të lojës për një periudhë 3 mujore. Mungesa e 28-vjeçarit do të peshojë jo pak te Barcelona duke qenë se Coutinho ka shënuar dhe dy gola për blaugranat në këtë edicion, në fitoren 4-0 ndaj Osasunës dhe barazimin 1-1 ndaj Sevillas ndërsa është ndër lojtar kyç të Barcës, që vuan gjithashtu për momentin dhe mungesat e Fati, Pique, Umtiti dhe Robertos.

Related posts

“KAM SHKUAR NË NJË MOMENT…”/ Immobile zgjedh fituesin e “Topit të Artë” dhe zbulon arsyen pse dështoi me Klopp

Delo.autor

“TOKIO 2020″/ Sportisti i Kosovës eliminohet nga Lojërat Olimpike, por thyen rekord shtetëror

Delo.autor

TMERR NË SERBI/ Ekzekutohet me gjashtë plumba kreu i tifozëve të Partizanit të Beogradit…

Delo.autor

Leave a Comment