Futboll Seria A Sport

YLLI SIMHEN KËRKON FALJE PASI FESTOI NË NIGERI ME COVID-19/ Trajneri Gattuso: Duhet të mbytet te supa e tij, por…

Dyzet e tetë orë më vonë, ndjesa e Viktor Osimhen. Sulmuesi nigerian, në izolim pas pozitivitetit me Covid-19, tha se ai pendohej për sjelljen e mbajtur me rastin e ditëlindjes së tij (22 vjetori) të festuar në një mënyrë shumë të hallakatur, në Nigeri.

Imazhet e shpërndara në rrjetet sociale e tregojnë ish-sulmuesin e Lille duke kërcyer së bashku me një mori njerëzish, të gjithë pa maska, madje duke hedhur edhe para…

Nuk përjashtohet që pikërisht ai tubim të ishte vendimtar për tu infektuar.

Napoli, tutti i retroscena della festa di Osimhen in Nigeria

“Më vjen keq për atë që ndodhi. Gabova që shkova në Nigeri tani, edhe nëse kam kaq shumë dashuri dhe mall, duke filluar me vëllezërit e mi. Veprova gabim që mora pjesë në festën e papritur duke mos kuptuar pasojat e asaj që po bëja. i kërkoj falje klubit, trajnerit, skuadrës dhe tifozëve”, ka shkruar Osimhen në Instagram.

Gattuso su Juve-Napoli: "Eravamo sul pullman pronti per partire"

Sakaq, edhe Gattuso ka dashur që të mos e kryqëzojë sulmuesin e talentuar, që këtë sezon ka luajtur shumë pak ër shkak dëmtimi.

“Nuk ka asnjë problem. Osimhen bëri një gabim, kërkoi falje. Ai duhet të ziejë në supën e tij sepse ai bëri një gabim, dhe kur dikush bën një gabim është e drejtë të pranosh gabimin. Për ne është një trashëgimi, ai tashmë e ka kuptuar që ai ishte gabim , ai do të duhet të falet për t’i dhënë një dorë skuadrës”, thotë Gennaro Gattuso, trajneri i Napolit pas suksesit ndaj Cagliarit.

Related posts

MERKATOJA E JANARIT/ Liverpooli interesohet për “bomberin” italian, por ka konkurrencën e Napolit

Delo.autor

DERBI I LONDRËS/ Chelsea ia mer dorën Tottenhamit, Conte provon humbjen në Premier

Delo.autor

UEFA: Ky është formacioni i vitit, dominojnë lojtarët e Realit

Q.Autor

Leave a Comment