Futboll Seria A Sport

MBROJTËSI SHQIPTAR BËRI DEBUTIMIN ME NAPOLIN/ Menaxheri Aliaj zbulon të ardhmen e Rrahmanit: Do të luajë për…

Amir Rrahmani bëri debutimin me Napolin në ndeshjen ndaj Kaljarit, duke u aktivizuar nga stoli, ndonëse u afrua te skuadra e Gatuzos që në verë.

Tashmë mbrojtësi kosovar shpreson të gjejë akoma më shumë hapësira te Napoli, në mënyrë që të tregojë kualitetet e tij. Për këtë ka folur edhe vetë menaxheri i futbollistit, Adrian Aliaj. Ky i fundit në një prononcim të dhënë për “Radio Marte”, shprehet se Rrahmani do të qëndrojë gjatë te Napoli.

“ Jam i lumtur për Amirin. Kurrë nuk kam pasur dyshime në cilësitë e tij. Ai do të qëndrojë në Napoli për një kohë të gjatë. Besojmë te Gatuzo dhe te projekti i klubit. Duhet pak durim, por gjithçka do të shkojë mirë. Unë besoj vërtetë te lojtari im”, tha Aliaj.

Related posts

CHELSEA MBAN “PENG” BROJËN/ Refuzon një tjetër ofertë, sulmuesi mbetet në Londër

F.autor

CHAMPIONS/ BARÇA “kërcënon” INTERIN: S’duam vetëm të FITOJMË, por edhe…

Isa.Autor

E BUJSHME/ Liverpool godet në merkato, shumë pranë nënshkrimit me talentin e madh gjerman…

Delo.autor

Leave a Comment