Futboll La Liga Sport

KARTON I VERDHË I KËRKUAR ME DËSHIRË/ Mbrojtësi i Real Madrid rrezikon skualifikim më të gjatë, ja sa do të mungojë…

Karton i pilotuar! Pak a shumë kjo është ajo që jo pak futbollistë bëjnë në fushën e blertë, duke e marrë me qëllim të verdhin për të munguar në një ndeshje pa rëndësi dhe për të mos rrezikuar ta marin në atë ndeshje për të munguar në një tjetër shumë me rëndësi…

Ka raste plot të tilla dhe i fundit është ai i Dani Carvajal, në fitoren e Real Madrid 2-0 ndaj Celta Vigo.

Mbrojtësi i djathtë vonoi lojën gjatë zëvendësimit 6 minuta përpara fundit. Veprimi i 28-vjeçarit detyroi arbitrin kryesor t’i tregonte kartonin e verdhë. Objektiv i arritur, Carvajal do të mungojë ndaj Osasunës dhe do të jetë gati për duelet e Superkupës. Pra, duke pastruar “kartonët”…

Reali luan duelin gjysmëfinal të Superkupës së Spanjës ndaj Athletic Bilbao (14 janar). Skema e tij është dalluar dhe Marca raporton se lojtari i kampionëve në fuqi rrezikon shumë. Një hetim pritet të hapet dhe Carvajal mund të pezullohet edhe më shumë se sa kaq.

Related posts

Lamtumirë Pogba, Marco Verrati zëvendësuesi i francezit te United

Sadik.Autor

ANALIZA/ Ranierit i vjen keq për SPALLETTIN, kërkon durim për RONALDON dhe GATTUZON

Isa.Autor

LËSHOHET “BOMBA” E RRADHËS/ Icardi i dërgon sinjal Juventusit me anë të… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment