Futboll Seria A Sport

INTER ÇLIROHET PËR GJENDJEN E YLLIT LUKAKU/ Por tani vendos Conte dhe klubi mbi sfidën ndaj Sampdoria

Një psherëtimë lehtësimi në Inter. Sipas asaj që raportohet nga Sky Sport, Romelu Lukaku iu nënshtrua testeve instrumentale ditën e sotme, pasi doli në ndeshjen kundër Crotone për një problem muskulor.

Nga rezultati i njoftuar, nuk u shfaq asnjë lëndim serioz. Belgu mund të udhëtojë për në Xhenova, pavarësisht se nuk është ende në 100% dhe se sot nuk është stërvitur.

Sidoqoftë, është e vështirë të kuptohet, për momentin, nëse klubi do të dëshirojë ta kursejë atë plotësisht në funksion të ndeshjes në Romë kundër verdhekuqve të dielën e ardhshme.

Për zëvendësimin e tij, Perisic duket se është përpara Sanchez për momentin, edhe pse kiliani është kthyer nga dëmtimi.

Related posts

E PAZAKONTË/ Trajneri azer bëhet ushtar në luftë kundër Armenisë, e mbështet dhe ish-kapiteni i Shqipërisë (FOTO)

Delo.autor

TURPËRIMI NDAJ GLADBACH/ Nagelsmann kritikon skuadrën: Nuk duhet të ishim shthurur ashtu…

Delo.autor

WANDA TURBULLON UJRAT TEK INTERI/ Ish-sulmuesi zikaltër: Nëse Icardi dëshiron të largohet…

Delo.autor

Leave a Comment