Futboll Kategoria Superiore Sport

BLLOKIMI I MERKATOS NGA FIFA/ Reagon klubi i Tiranës: Nuk kemi asnjë borxh, bëhet fjalë për….

Tirana reagoi për herë të parë rreth lajmit të bllokimit të merkatos për shkak të pagave të prapambetura ndaj ish-lojtarit të saj Moktar Cise. Nëpërmjet faqes zyrtare, kampionët në fuqi të Shqipërisë bëjnë me dije se klubi nuk ka asnjë borxh të prapambetur, ndërsa thekson se për rastin e sulmuesit nga Mali, ata kanë qenë palë e tretë.

Më tej, 25-herë kampionët e Shqipërisë shtojnë se çështja po ndiqet nga klubi me kujdes.

Reagimi i Tiranës për bllokimin e merkatos

Klubi I Futbollit Tirana njofton se po punon në zbardhjen e cështjes së bllokimit të merkatos. Pavarësisht lajmeve që qarkullojnë, theksojmë se nuk bëhet fjalë për asnjë borxh të prapambetur. KF Tirana sqaron se bëhet fjalë për një cështje në të cilën klubi ka qënë palë e tretë. Ky lajm u bë I ditur ditën e sotme dhe klubi vijon të mbetet në bisedime me zyrtarë të FIFA-s për të zgjidhur këtë cështje. Nënvizojmë se për cdo të re apo përditësim njoftimet do të dalin vetëm nga faqja zyrtare e klubit.

Related posts

Yjet e pranishëm në debutimin e Gianluigi Buffon (FOTO)

Sadik.Autor

EROS GREZDA ZHGËNJEN SI TITULLAR/ Zëvendësuesi e “zhyt” dhe më shumë

Isa.Autor

“LEGJEONARËT”/ Mungesa e Brojës me kombëtaren, precedenti i rrezikshëm vjen nga… Grezda

Delo.autor

Leave a Comment