Futboll La Liga Sport

“ÇDO TRAJNER SHEH MUAJIN JANAR SI NJË MUNDËSI PËR…”/ Koeman: Kam bërë gati listën e largimeve dhe afrimeve

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka folur për merkaton e katalanasve dhe pranon se do të bëjnë disa ndërhyrje. Ai ka theksuar se ka folur me drejtuesit për diçka të tillë.

“Kam bërë një listë me largimet e mundshme dhe ata lojtarë që mendoj se mund t’i afrojmë në skuadër. Çdo trajner sheh muajin janar si një mundësi për t’u përmirësuar. Nuk jam ndryshe, por diçka e tillë është në dorë të klubit.

“Ne po mundohemi të luajmë mirë si në shtëpi, si jashtë. Ne duam të krijojmë mundësi dhe të shënojmë, por nuk e kemi finalizimin e duhur siç duhet ta ketë një ekip si Barcelona. Kemi bërë disa gabime në mbrojtje, pavarësisht se jemi një skuadër që prodhojmë shumë shanse”, – tha Koeman.

Related posts

LAZIO-ROMA/ U mbyll barazim në “PAQE”, ja nota e Strakoshës në derbi (FOTO)

Delo.autor

LEGJEONARËT/ Yjet shqiptarë që shkëlqyen në fundjavë. Nga Lindon Selahi tek Memushaj (VIDEO)

Delo.autor

STATISTIKAT/ Dinamo me probleme në sulm, goli kthehet në dukuri të rrallë për “nëndetësen”

Delo.autor

Leave a Comment