Sport Të tjera

SKANDALI/ Ish-tenisti Tiriac: Serena Williams, një trashaluqe dhe plakë që luan ende

Ish-tenisti rumun Ion Tiriac ka folur me tone të shpra, madje fyese, në adresë të tenistes amerikane Serena Williams. “Në atë moshë dhe me atë peshë që ka duhet të tërhiqet. Ajo nuk lëviz më njësoj si 15 vite më parë”, ka thënë Tiriac.

“Serena është një lojtare e jashtëzakonshme. Nëse do të kishte sadopak mendje do të tërhiqej, këtë gjë e them nga të gjitha këndvështrimet”, tha Tiriac, që edhe disa vite më parë ka përdorur këtë fjalor ndaj tenistes amerikane.

Ai që ka mbrojtur tenisten 39-vjeçare është bashkëshorti i saj, Alexis Ohanian, që ka postuar disa mesazhe. “Një njeri injorant, një koment seksist dhe ai që e ka thënë është padyshim një injorant”, shkruan Ohanian.

“Më vjen mirë që askush nuk i ka dhënë rëndësi atij komentin. Serena Williams në karrierën e saj ka fituar 23 grand slam, ndërsa Tiriac asnjë”, tha Ohanian, ndërkohë që shumë personazhe kanë mbrojtur tenisten nga këto fyerje.

Related posts

“CHAMPIONS-I KA NJË RËNDËSI TË VEÇANTË”/ Ylli Mbappe tregon objektivat: Botërori? Fakti që e kam fituar kaq herët…

Delo.autor

DASHURIA PËR FANELLËN/ Karabeci bën “paqe” me Ze Marian, ka dy fjalë edhe për MUKËN

Isa.Autor

A NDIKOI RONALDO TEK ZGJEDHJA E TIJ? De Ligt i befason të gjithë me përgjigjen

Delo.autor

Leave a Comment