Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

STATISTIKAT/ Ja me çfarë note vlerësohet mesfushori i Shqipërisë për ndeshjen në Francë…

Mesfushori i Shqipërisë Qazim Laçi ka zhvilluar sot një paraqitje fantastike në Ligën e Dytë franceze me Ajaçon kundër Paut. Në sfidën që skuadra e 24-vjeçarit fitoi 4-1, Laçi pati dorë në dy golat e Ajaços duke asistuar shokun e skuadrës Musitin në minutën e 12-të, ndërsa fitoi penallti 18 minuta më pas që u kthye në gol nga Nuri.

Për paraqitjen e sotme, mesfushori kuqezi u vlerësua nga “Sofa Score” me notën 8.5. Ai ka qenë mjaft i impenjuar dhe në prapavijë duke kryer 3 ndërhyrje të sakta dhe 4 kapje topi. Në ndërtimin e aksioneve, Laçi kreu 4 pasime kyçe.

Me paraqitjet që po kryen, Laçi pritet të fitojë akoma më shumë hapësirë në skuadrën kombëtare të Shqipërisë.

Statistikat e Qazim Laçit në ndeshjen kundër Paut nga “Sofa Score”

Related posts

Inter mendon edhe për merkaton, Sabatini me ‘mision’ drejt Kinës

Q.Autor

​Chelsea kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup

Q.Autor

ASKUSH SI NADAL/ Tenisti spanjolli vendos rekordin e jashtëzakonshëm

Delo.autor

Leave a Comment