Futboll

Willian: Barcelona madhështore edhe pa Neymarin

Barcelona është e frikshme si përherë edhe pa Neymarin, sipas sulmuesit të Chelseat, Willian.
Chelsea dhe Barcelona barazuan 1-1 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve mbrëmë në Londër, me Willianin që shënoi i pari në minutën e 62-të, para se Lionel Messi ta barazonte rezultatin, transmeton Express.

Bashkëlojtari i tij në Kombëtaren e Brazilit, Neymar, mund ta ketë braktisur Barçën për Paris Saint-Germainin vitin e kaluar, por Willian beson se gjiganti spanjoll prapëseprapë mbetet ndër skuadrat më të mira në planet.

“Mendoj se Barcelona është Barcelonë, me apo pa Neymarin”, ka thënë Willian.

“Natyrisht që Neymar është lojtar i madh por ata e kanë Messin, Iniestan dhe Suarezin. Ata kanë lojtarë vërtet të mirë, prandaj Barcelona mbetet gjithmonë Barcelonë”, shtoi ai.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Start “horror”, merr fund aventura e Donadonit në Kinë!

Delo.autor

SHTANGET SKËNDERBEU/ Gaston mposht portierin Koliç dhe rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Rikthim vite mbrapa, ja kur i pësonte Shqipëria 4 gola për herë të fundit

Sadik.Autor

Leave a Comment