Futboll Sport

PAVARËSISHT TELASHEVE NUK PËSON ASNJË DËM/ 700 mijë euro fitime, Ronaldinho i “rilindur” pas daljes nga burgu

Nga periudha e vështirë në burg, tek fitimet e majme, ylli brazilian Ronaldinjo duket se ka rilindur pas daljes nga burgu, ku kaloi plot 171 ditë në izolim duke përfshirë këtu edhe aarestin shtëpiak.

Dinjo u arrestua në Paraguaj së bashku më vëllain me akuzën e falsifikimit të pasaportave. Më pas ka qenë i detyruar të paguajë rreth 160 mijë euro për ta mbyllur menjëherë gjyqin dhe për t’iu kthyer jetës së tij.

E bukura është se pavarësisht gjithë këtyre telasheve,  imazhi i tij duket se nuk ka pësuar asnjë dëm. E përditshmja “El Pais” i ka bërë llogaritë Ronaldinjos që, menjëherë pas daljes nga burgu, duket se ka fituar rreth 700 mijë euro nga reklamat dhe sponsorizimet. Mes projekteve të ardhshme, duket se është edhe një film mbi jetën e tij. Një rilindje e vërtetë për yllin brazilian.

Related posts

JUVENTUS PRANON FAJËSINË DHE GJOBITET/ Nuk ka ankimim për heqjen e 10 pikëve, tani pritet vendimi i UEFA-s

F.autor

E FUNDIT/ Lojtari i Kosovës “shtang” ish-trajnerin e Milan! Blerja e re e nis direkt keq

Delo.autor

LAJM I KEQ për Argjentinën/ KROACIA do luajë pa 10 TITULLARË ndaj Islandës

Isa.Autor

Leave a Comment