Formula 1 Sport

FORMULA 1/ U rendit i gjashti, por Ferrari do të arkëtojë më shumë se kampionët e Mercedes

Sezoni 2020 në Formula 1 ishte mjaft zhgënjyes për Ferrarin, që e mbylli kampionatin për konstruktorë në vendin e gjashtë. Pavarësisht kësaj, makina italiane do të marrë më shumë të ardhura nga Formula 1 se makinat e tjera për vitin 2021.

Kjo, për shkak të një bonusi shtesë që “kokëkuqja” merr si pasojë e faktit që konkurron në Formula 1 që prej debutimit të këtij sporti. Shifra e këtij bonusi varet nga sasia e dollarëve që Formula 1 do t’u shpërndajë të gjitha skuadrave.

Falë këtij bonusi prej 50 milionë dollarësh, që e merr vetëm Ferrari, makina italiane do të arkëtojë për vitin 2021 plot 150 milionë dollarë. Ndërsa Mercedes, që u shpall kampion, do të arkëtojë 145 milionë dollarë. Në vendin e tretë është Red bull me 132 milionë dollarë.

Related posts

NDALI FINALEN E BOTËRORIT/ Pussy Riot arrestohen në derën e burgut (VIDEO)

Isa.Autor

7 transferime ‘bombë’ nga Manchester City në verë

Sadik.Autor

Begeja nuk e diskuton fitoren ndaj Kamzës, ndërsa ka një kërkesë të veçantë

Sadik.Autor

Leave a Comment