Futboll Sport

U MBAJT NË GJENDJE ARRESTI PËR GJYSËM VITI/ Ronaldinjo nis jetën përrallore. Ja sa para ka fituar në liri

Ish-ylli i futbollit Ronaldinjo po shijon në maksimum lirinë. Ikona e Brazilit dhe Barcelonës po jeton një jetë fantastike duke siguruar të ardhura të mëdha. Sipas “El Pais”, 40-vjeçari ka përfituar plot 772 mijë euro nga pjesëmarrja në fushata reklamuese në Brazil.
Nga ana tjetër, “Topi i Artë” në vitin 2005 promovoi nisjen e punimeve të stadiumit të skuadrës së Atletik Mineiros. Ai ka nisur dhe një aktivitet sipërmarrës duke hapur një studio muzikore dhe një bar me pije alkoolike. Ndërkohë, Ronaldinjo po ushtron dhe detyrën e ambasadorit të turizmit për Brazilin.

Vitin e kaluar, ai u mbajt për gati 6 muaj (saktësisht 171 ditë) në gjendje arresti nga autoritetet e Paraguajit pasi iu gjetën dokumente të falsifikuara në aeroportin e Asunsioni. Ish-kampioni i botës në vitin 2002 kaloi 31 ditë në burg dhe 140 të tjera në një dhomë hoteli me 4 yje.

Related posts

“TË FITOSH NUK ËSHTË KURRË E LEHTË”/ Solskjaer: Vendi i tretë ishte i çuditshëm dikur, tani…

Delo.autor

AKSIONARËT KUNDËRR/ Nedved: Nuk e marr rrogën se jam mik i… Anjelit

Delo.autor

3,5 MILIONË EURO/ Njihuni me shtëpinë e re të Haaland, luks i paparë, ia blen…Pogba-s

F.autor

Leave a Comment