Futboll La Liga Sport

PANIK PËR ZIDANE/ Tekniku francez ka patur kontakt me një të dyshuar me COVID-19

Trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidan ka patur një kontakt direkt me një person të infektuar me koronavirus, dhe tekniku francez është vetë-izoluar në banesën e tij.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS” që konfirmon këtë lajm shpjegon se tekniku i madrilenëve gëzon shëndet të mirë, por në respekt të protokollit të La Liga-s, nuk ka të drejtën të ushtrojë stërvitje dhe ndodhet në izolim total në pritje të tamponit ku i është nënshtruar.

Zidan rrezikon të mos jetë në pankinë në sfidën ndaj Osasunës në javën e 18-të të La Liga-s spanjolle, e cila është në program të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 21:00.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Igli Tare nuk ndalet me goditjet, tenton të “rrëmbejë” ish-yllin e Bayern-it…

Delo.autor

E PABESUESHME/ Klubi i Premier zbarkon në Romë për Zaniolo, ekipi italian refuzon ta shesë!

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Sampdoria gjen trajner të ri, firmos njeriu që shkroi historinë në Champions

Delo.autor

Leave a Comment