Futboll Sport

PANDEMIA RREZIKON ZGJEDHJET TEK BARCELONA/ Laporta: S’kemi kohë për të humbur, të mbahen në…

Zgjedhjet presidenciale për skuadrën e Barcelonës janë në rrezik për shkak të pandemisë, por kandidati kryesor Joan Laporta thotë se duhet të zhvillohen në datën 24 janar siç janë parashikuar. Autoritetet bënë presion, por Barcelona nuk ka ndërmend të ndalet dhe gjithashtu parashikon zhvillimin e zgjedhjeve.
“Shpresoj që të bëhen ashtu siç janë vendosur dhe data 24 janar duhet respektuar. Është një moment i rëndësishëm për klubin. Barcelona nuk mund të qëndrojë më shumë kohë pa president dhe pa bord drejtues. Çdo ditë që kalon është në të keq të skuadrës”, ka thënë Laporta.

Më tej ai vazhdoi edhe me temat e tjera si plani që ka për ringritjen e klubit. “Unë nuk do të përmend emra drejtorësh sportivë apo emra trajnerësh. I kam të qarta në mendjen time gjërat që do të bëj nëse zgjidhem president. Do ta rikthej Barcelonën aty ku ka qenë”, tha Laporta.

Related posts

DOLI POZITIV ME COVID/ Cikalleshi: Më ndaloi mua, por kombëtaren kuqezi s’e ndalon dot askush

Delo.autor

Richarlison: Miqtë e mi ndodhen në burg, ose të vdekur. Edhe unë isha në atë rrugë…

Sadik.Autor

Liverpool në kërkim të një portieri, prioritet Oblak i Atleticos

Q.Autor

Leave a Comment