Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PO SHKËLQEN ME BARCELONËN B/ Por trajneri nuk e shikon yllin Manaj si pjesë e skuadrës së parë as në të ardhmen

Rey Manaj shkëlqeu në fundjavë me Barcelonën B në sfidën ndaj Badalonas teksa në suksesin 4-0 shënoi një gol dha një asist dhe nxorri dy kundërshtarë me karton të kuq, por pavarsisht formës së shkëlqyer që po tregon sulmuesi i kombëtares shqiptare gjatë kësaj periudhe, trajneri i Barcelonës B, Garcia Pimienta mendon që Manaj është i vetmi nga futbollistët që ka aktualisht në skuadër që nuk do të jetë pjesë e ekipit të parë as në të ardhmen.

“Shikojeni ekipin dhe të gjithë përveç Manaj janë lojtarë nën 23-vjeç dhe kanë një profil të qartë që mund të mbërrijnë në ekipin e parë.

Të gjithë këta janë nga “kantera” me ADN që e njohim dhe me objektiv të qartë për të mbërritur te skuadra e parë”, u shpreh Pimienta, i cili duket sikur “përjashton” Manaj.

Related posts

Chelsea nis fazën përgatitore, por Conte nuk paraqitet në grumbullim

Isa.Autor

LIVE/ Starton sfida Bylis-Kukësi

Delo.autor

PËRCAKTOHET AXHENDA PËR KUPËN E ITALISË/ Ndeshje të vështira. Ja kur do luajnë Milani, Inter dhe Juventus

Delo.autor

Leave a Comment