Futboll Seria A Sport

MERKATO E JANARIT/ Talenti i Ligue 1 dy muaj jashtë. ndryshon strategjia e Milanit, tre emra të tjerë në objektiv

Lajm i keq për Strasburgun dhe, në mënyrë indirekte, edhe për Milanin: mbrojtësi Mohamed Simakan i cili u dëmtua gjatë fundjavës gjatë ndeshjes kundër Lens do të duhet të qëndrojë i palëvizshëm për rreth dy muaj.

Njoftimi ka ardhur nga klubi francez, në faqen e tij zyrtare të internetit: “Pas një dëmtimi të pësuar gjatë ndeshjes kundër RC Lens, Mohamed Simakan iu nënshtrua testeve të hënën. Ai duhet t’i nënshtrohet një artroskopie që do ta mbajë atë larg nga fusha për rreth dy muaj”.

Lajme që mund të ndryshojnë, tani, edhe strategjinë e merkatos së Milanit: për të kuptuar nëse klubi kuqezi do të vazhdojë të negociojë blerjen e mbrojtësit e klasit 2000 ose nëse, në këtë pikë, ai do të ndryshojë objektivin e tij.

Së fundmi flitet edhe për huazimin e Tomorit nga Chelsea, por mbetet ende Kabak nga Schalke 04 dhe Bade nga Lens.

Related posts

MESSI E MBYLL ME PSG, NË SPANJË TË SIGURT/ “Pleshti” bëhet sheik, firmos kontratë

F.autor

ZYRTARE/ Ka fituar gjithçka në karrierë, legjenda gjermane tërheqjen nga futbolli. Ja emri…

Delo.autor

KAOS TEK REALI/ Dëmtohet blerja e bujshme, ende nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare

Isa.Autor

Leave a Comment