Futboll Kategoria Superiore Sport

STATISTIKAT MBI TRIBLIMET NË SUPERIORE/ Skënderbeu dhe mesfushori i Bylisit me saktësinë më të madhe, ja renditja…

Skënderbeu është skuadra me përqindjen më të lartë të saktësisë për sa i përket driblimeve. Mesfushori i Bylisit, Serxhio Ujka kryeson këtë sezon si lojtari më i mirë për sa i përket driblimit të kundërshtarëve. Në një vëzhgim të kryer nga FSHF-ja rezulton se bardhekuqtë së bashku me 22-vjeçarin e ballshiotëve janë në vendin e parë për sa i përket realizimit me sukses të driblimeve.

Nisur nga mesatarja e driblimeve për ndeshje, Kukësi kryeson me 38.4 driblime, ndërsa bardhekuqtë kanë saktësinë më të madhe (55%). Vllaznia, kryesuese e kampionatit ka përqindje saktësie të driblimit me 54.1.

Për sa i përket futbollistëve, Ujka ka saktësinë më të madhe të driblimeve (60.47%), ndërsa për sa i përket mesatares së driblimeve për 90 minuta, është mesfushori i avancuar i Kukësit, Albin Gashi që tenton më tepër driblime për ndeshje.

Related posts

E pabesueshme, gjyqtari vërshohet nga kritikat për penalltinë kundër Milanit

Q.Autor

Xavi: De Bruyne është Messi i Manchester Cityt

Q.Autor

Mediat britanike: Ronaldo po kërkon shtëpi dhe shkollë afër Londrës

Q.Autor

Leave a Comment