Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Laporta: Messi nuk udhëhiqet nga paratë, qëndron tek Barcelona. Ja oferta që mora nga Inter për të

Joan Laporta kaloi nëpër mikrofonat e “El Larguero” të RVV. Kandidati për president i Barçës dhe favoriti për të zënë karrigen në fjalë mbrojti idenë e tij se zgjedhjet nuk duhet të vonohen. Po kështu, këmbëngul se Messi do të mbetet në Barcelonë, nëse i fiton zgjedhjet:

Messi nuk udhëhiqet nga paratë, ai dëshiron të fitojë përsëri Champions-in. Jam i sigurt se do ta pëlqejë shumë projektin tim sportiv. Do t’i bëj një propozim, që mund të përmbushë ambiciet e tij. Messi e di këtë. Ai nuk mund të mashtrohet si në sezonet e kaluara. Unë mendoj se kam një avantazh si kandidat në zgjedhje, për shkak të marrëdhënies dhe vlerësimit reciprok. Nëse Messi më thotë “jo”, Barça vazhdon përpara. Por, është diçka që nuk e mendoj. Ai dëshiron të qëndrojë. Nëse jo, ne do të vazhdojmë…”.

Laporta, gjithashtu pranoi se në të kaluarën kishte marrë oferta për yllin argjentinas: “Nga Interi, po. Ishte një shumë për të cilën mbase një president tjetër do të kishte treguar dobësi. Ata folën për klauzolën, unë thashë jo dhe zikaltrit u tërhoqën”.

Related posts

“FOLA ME BAJRAMIN”/ Kumbulla rrëfen transferimin te Sassuolo, “kërcënon” edhe Italinë: Dua të jem në Evropian, fitojmë ne

F.autor

ZBULON LOJTARIN QË E KA BEFASUAR/ Ish-presidenti Moratti: S’besoja se ishte kaq i fortë. Është bërë i pabesueshëm

Delo.autor

Super Benatia, shënon golin e tretë ndaj Milanit (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment