Moto GP Sport Të tjera

MOTO GP/ “Doktor” Rossi: Botëror i çuditshëm, të gjithë mund të shpallemi kampionë

Deri më tani janë zhvilluar 5 garat e para sezonale të botërorit 2020 në MotoGP, një sezon që ende nuk ka një lider. Mungesa e kampionit në fuqi Marc Marquez (i dëmtuar) ka bërë që për titullin kampionë të jenë në garë disa pilotë. 4 pilotë kanë arritur të triumfojnë në 5 garat e deritanishme, çka bën që rivaliteti të jetë i madh.

Edhe veterani i Yamaha, Valentino Rossi, mendon se ka shanse të duelojë për titullin kampion edhe pse deri më tani ka grumbulluar 45 pikë, 25 më pak se kryesuesi i renditjes botërore, Fabio Quartararo me Yamaha Petronas. Rossi, deri më tani, ka vetëm një podium (vendi i tretë në garën e dytë sezonale), por mendon se mund t’ia dalë mbanë.

“Sezon i hapur deri më tani, me shumë fitues dhe pa një protagonist absolut. Quartararo dhe Dovizioso janë disi më të shkëputur, por ka ende 9 gara dhe shumë pikë në lojë. Mendoj se deri te vendi i 9-të, të gjithë jemi në lojë për titullin. Natyrisht që mua më duhet një fitore dhe një Yamaha me më pak probleme për t’ia dalë mbanë”, tha Rossi.

Related posts

REAGIMI I VENDLINDJES/ Nderrohet edhe fotografia tek “Rruga Mesut Ozil”

Isa.Autor

ITALI-GJERMANI, PËRBALLJA E LEGJENDAVE/ Këta janë “azurrët” që do luajnë kundër “pancerave”

F.autor

Serena Williams kalon me lehtësi në finalen e Wimbledon, sfidon Kerber

Isa.Autor

Leave a Comment