Futboll Seria A Sport

E ÇUDITSHME/ Lazio ngatërron emrin e klubit, dërgon gabimisht 11 milionë euro në llogari tjetër

Një rast tërësisht i çuditshëm është publikuar në mediat e huaja. Lacio ka paguar gabimisht Sporting Lisboën 11 milionë euro në vend të Bragës për futbollistin Pedro Neto. Habi më të madhe ka shkaktuar justifikimi i klubit bardhekaltër, i cili shton se ka ngatërruar llogarinë e Bragës për shkak të fjalës “Sporting” pasi dhe Braga në emërtimin e saj të plotë quhet “Sporting de Braga”.

Pagesa është bërë me dy këste në korrik 2018 dhe mars 2019. Nga ana tjetër, Braga këmbëngul se është paguar vetëm 9.5 milionë euro për lojtarin portugez Pedro Neto, jo 17 milionë euro siç parashikohej.

Në verën e 2017, mesfushori i krahut Neto kaloi te Lacio në formë huazimi për 2 vite. Klubi i Bragës vendosi më pas që të drejtat financiare të 20-vjeçarit t’i lihen Lacios. Më pas, klubi bardhekaltër e shiti portugezin e ri te Ulvëruemptoni.

Historia ka befasuar Bragën dhe pritet që çështja të marrë rrugën ligjore në UEFA dhe FIFA.|

Related posts

MODRIC BESNIK I REALIT/ Rinovon kontratën dhe hedh poshtë zërat e largimit

Delo.autor

Riktheu ekipin në garë/ “Gjenerali” CUNGU u qëndron besnik “ushtarëve”: Jam shumë i kënaqur me…

Isa.Autor

VAZHDON SHKËLQIMIN NË HOLANDË/ Sulmuesi Broja gjetur rrugën e rrjetës me skuadrën e Viteshe-s (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment