Futboll Seria A Sport

“DO TË ISHTE SI ËNDËRR RIKTHIMI TEK MILAN”/ Ylli Pato: Pranoj të bëj zëvendësuesin e Ibrahimovic, por…

Alexandre Pato, ish-sulmuesi i Milanit që aktualisht është pa klub, i ka kërkuar zyrtarisht trajnerit të ‘djallit’ Stefano Pioli që të rikthehet në San Siro. Në një intervistë 31-vjeçari është shprehur: ‘Do të ishte si ëndërr rikthimi te Milan pasi është gjithmonë në zemrën time. E pranoj me kënaqësi të jem zëvendësuesi i Ibrës, por pse jo mos të luanim bashkë.’

Pato ishte vetëm 17-vjeç kur u transferua nga Brazili te Milan dhe arriti të impresionte tifozët me lojën spektakolare dhe golat e shumtë që realizoi. Gjithsesi dëmtimet e shumta e penguan futbollistin të bëhej një ‘top-player’, ndërsa vitet e fundit ka luajtur në Kinë dhe Brazil.

Milan ndërkohë ka arritur të sigurojë futbollistin e parë për merkaton e janarit. Mediat në Itali bëjnë me dije se ‘djalli’ ka arritur marrëveshjen me Torinon për 26-vjeçarin Meite. Ai vjen në formë huazimi me të drejtë blerje për 10 mln euro.

Related posts

WATFORD NË RËNIE TË LIRË/ Aubameyang ndëshkon vendasit, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

ELIMINOI TIRANËN ME GOL NË MINUTËN E 118/ “Heroi” Skuka: S’e dija as që do të luaja, por eliminova “bardheblutë”

Delo.autor

SFIDA NDAJ PARTIZANIT/ Brdariç: Do të futemi në fushë për të marrë tre pikët dhe për…

Delo.autor

Leave a Comment