Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Skënderbeu-Kukësi: Starton pjesa e dytë, Cungu kryen zëvendësimin e parë (VIDEO)

Po luhet në Korçë super sfida mes Skënderbeut dhe Kukësit, e cila do të përmbyllë edhe javën e 7-të të Kategorisë Superiore.

Korçarët vijnë në këtë përballje pas humbjes ndaj Teutës në Durrës dhe do të kërkojë të rikthehet te fitorja, përballë Kukësit të Armando Cungut. Situatë mjaft e mirë për verilindorët që kanë fituar në 4 përballjet e fundit Një triumf në Korçë do ta barazonte Kukësin me vendin e parë që momentalisht mbahet nga Partizani.

bandicam 2018-10-04 18-18-29-220

2 pikë është diferenca mes Kukësit dhe skuadrës së Orges Shehit. Oto Xhon e nis si titullar sfidën e sotme, duke zënë vendin e Krasniqit.  Ndërkohë për sa i përket Kukësit, Cungu ka ulur në stol Limajn dhe Ethemin, ndërkohë që minuta e parë është aktivizuar Çyrbja.

LIVE| Skënderbeu-Kukësi 1-0

Gripshi 17′

KOMENTI LIVE: 

47′ Korçarët rrezikojnë me Demten, por gjuajtja e mesfushorit kalon ngjitur me shtyllën.

46′ Starton pjesa e dytë, Kukësi kryen zëvendësimin e parë, largohet Zguro në fushë Ethemi.

Përfundon pjesa e parë, Skënderbeu-Kukësi 1-0. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

45′ Maliqi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

43′ Shkodra harkon një top në zonë nga goditja e dënimit, por del portieri Teqja që kontrollon gjithçka.

42′ Pranë golit të dytë Skënderbeu me Bregun, por ndërhyjnë mjaft bukur mbrojtësit e Kukësit që largojnë rrezikun dhe nxjerrin përpara skuadrën.

40′ Çyrbja në një tentativë për të nxjerrë Kukësin përpara gabon tërësish duke ia dorëzuar topin lojtarëve korçarë.

34′ Dita provon me një gjuatje nga distanca, por topi shkon larg kuadratit.

32′ Niset Gjergji Muzaka, por shumë e gabuar goditja e mesfushorit që përfundon mbi kuadrat.

31′ Penallti për Skënderbeun. Zguro prek topin me dorë gjatë një dyluftimi me Muzakën brenda zonës, nuk ka dyshime për gjyqtarin e linjës Olsi Sokoli që akordon këtë penallti.

28’ Gripshi nis Oto Xhon në diagonale. Nigeriani djeg me shpejtësi dy mbrojtës, por në momentin e goditjes bllokohet nga Cuculi. Këndore për Skënderbeun.

27’ Kukësi tenton të mbajë lartë Skënderbeun, por nuk arrin të bëhet i rrezikshëm.

25’ Radas merr një top në mesfushë dhe nis Oto Xhon në shpejtësi por nigeriani nuk arrin te kontrollojë si duhet topin dhe mbyllet nga mbrojtja e Kukësit.

17′ GOOOOOL SKËNDERBEU 1-0. Shënon Nazmi Gripshi me kokë, duke çuar peshë tifozët korçarë. 

14’ Tjetër rast i artë për vendasit, Oto Xhon gjuan me shpejtësi në zonë, por topi ndalet nga traversa.

13’ Mundësi e shkëlqyer për të shënuat e Skënderbeut. Pas një harkimi nga e djathta, Muzaka me kokë gjuan në qendër të zonës, por sfera kalon jashtë.

Muzaka me kokë on Vidnews.

7′ Gjergji Muzaka rrëzohet në zonën e Kukësit dhe pretendon për 11-metërsh, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Meta. Protestojnë korçarët.

6′ Kukësi kërkon të rrezikojë me një krosim nga e djathta, por ndërhyn aty Bruno Dita, që largon rrezikun.

1′ Ka startuar super sfida në Korçë. Edhe pse klubi i Skënderbeut pagoi gjobëm që tifozët të ishin të pranishëm në stadium, pjesmarrja është e ulët.

Related posts

“KARTONI I KUQ NUK ISHTE”/ Lerda i revoltuar pas barazimit: S’na lanë të luanim me 11 lojtarë…

Delo.autor

NDËSHKIMI NGA LEICESTER/ Guardiola e pranon: Jemi të shqetësuar për atë që po ndodh…

Delo.autor

Skriniar: Spalleti më ka mbështetur, ndërsa Montella

Q.Autor

Leave a Comment