Futboll Seria A Sport

PAS FITORES NDAJ SASSUOLOS NË COPPA ITALIA/ Paraqitje e shkëlqyer e Etrit Berishës, ja si vlerësohet nga mediat italiane

Etrit Berisha u rikthye titullar me SPAL-in, pas mungesës së gjatë prej 11 ndeshjesh për shkak të problemeve me COVID-19.

Gardiani shqiptar ishte më i uritur se kurrë, teksa këtë gjë e vërtetoi në fushën e blertë, duke bërë një paraqitje fantastike, teksa i vendosi “kyçin” portës, në triumfin 0-2 të SPAL-it në Kupën e Italisë ndaj Sasuolos, duke vijuar në fazën çerekfinale, ku do të përballen me Juventusin e Andrea Pirlos.

Berisha ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë në ndeshjen e sotme, duke bërë disa ndërhyrje vendimtare. Portieri i Kombëtares është vlerësuar me notën 6.5 për ndeshjen e sotme nga “Tuttomercatoweb”, tekka për të thuhet: “Bën një pritje të shkëlqyer në pjesën e parë, duke i mohuar golin Raspadorit. Paraqitje e shkëlqyer edhe në pjesën e dytë, ku me pritjet e tij, bën që SPAL-i të largohet nga ‘Mapei’ me portën e paprekur”.

Related posts

“BOTËRORI ÇDO DY VITE? DO TË HUMBISTE RËNDËSINË”/ Ze Roberto: Ja pse Messi e meriton “Topin e Artë”

Delo.autor

Chelsea pa Hazard/ David Luiz dhe Kovacic SIGURIA për ndeshjen ndaj PAOK

Isa.Autor

“KURORËZIMI” I PARTIZANIT NË KAMPIONAT/ Olsi Rama: Ja kur kuptova se mund të fitonim titullin

Delo.autor

Leave a Comment