Futboll Kosova Sport

NJË TRANJER FRANCEZ PËR KOSOVËN/ Zbulohet cili do të ulet në stolin e “dardanëve”

Trajneri i Kosovës, Bernard Shaland pritet të ketë një staf të ri për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.


Postin e ndihmës trajnerit do e marrë një francez, pasi Muharrem Sahiti, që e ka mbajtur deri tani do largohet për një post në federatë. Sipas “Indeksonline”, francezi Sebastien Biçard, do të jetë krahu i djathtë i Shalandit në të ardhmen.

Ky i fundit në të kaluarën ka punuar si trajner te skuadra e Sionit në Zvicër, ndërsa tani do të emërohet ndihmëstrajner te Kosova. 37-vjeçari njihet prej kohësh me trajnerin aktual të Kosovës dhe duket se ka qenë pikërisht Shaland ai që i ka kërkuar drejtuesve Biçardin në stol.

Related posts

Napoli interesohet për Strakoshën, por oferta nuk bind Lazion

Sadik.Autor

Reus rikthehet, goli i parë që prej majit të kaluar

Q.Autor

Manchester City kalon në epërsi ndaj United, ja autori i golit (VIDEO)

Q.Autor

Leave a Comment