Futboll Shqipëri Sport

MERKATO E JANARIT/ Sulmuesi i Shpresave i mahnit të gjithë, zbulohen 5 klubet që duan shërbimet e tij

Sulmuesi i Kombëtares së 21-vjeçarëve, Albion Ademi ka tërhequr vëmendjen e klubeve të njohura europian, me paraqitjet e tij te skuadra finlandeze e Mariehamnit.

Futbollisti 21-vjeçar ku transferua te këta të fundit para një viti, teksa ka arritur të shënojë plotë 14 gola deri tani.  Për këtë arsye, në gjurmët e futbollistit janë vënë disa klube, teksa këtë e ka konfirmuar së fundmi drejtori sportiv i klubit ku luan shqiptari, Peter Matson.

Ky i fundit në një intervistë të dhënë është shprehur se janë 5 klube që duan të marrin Ademin dhe është e vështirë që ta mbash tani në skuadër. “Trabzonspori në Turqi, Bazeli në Zvicër, AZ Alkmar në Holandë, Grojther Fyrth në Gjermani dhe Hajduk Split në Kroaci, kanë shprehur interes për të marrë Ademin, madje disa prej këtyre skuadrave kanë bërë oferta konkrete. Unë nuk mendoj se jemi në gjendje ta mbajmë më sulmuesin në skuadër”, tha drejtori sportiv.

Related posts

BËN PARASHIKIMIN NË CHAMPIONS/ Legjenda Ferdinand: Sipas mendimit tim ekipi favorit është…

Delo.autor

I HABITUR NGA ECURIA E MILAN? Pioli: Jo, gjithmonë kam besuar te lojtarët e mi

Delo.autor

COLELLA DREJT LARGIMIT/ Synohet ndarja me konsensus, Partizani në negociata me trajnerë kroatë

F.autor

Leave a Comment