Ekskluzive Futboll La Liga Sport

I MOHUAN DY PENALLTI NDAJ BARCELONËS/ “Los Blancos” fajëson… VAR-in!

Zemërimi i Real Madridit me VAR u forcua pas mbrëmjes e së mërkurës, pasi atyre iu mohuan dy penallti në El Clasico kundër Barcelonës.

Klubi ndjehet sikur eshte dëmtuar drejtpërdrejt nga teknologjia gjatë dy viteve të fundit. Një sezon e gjysmë nga zbatimi i VAR në La Liga, Los Blancos janë ende të zhgënjyer me atë që po ndodh.

Prestigjozja “MARCA” kishte raportuar se Madridi ishte i shqetësuar nga emërimi i gjyqtarit Alejandro Hernandez Hernandez për ndeshjen dhe frikën e tyre për të justifikuar arbitrimin e ndeshjes.

“VAR nuk shkon në favorin tonë; vetëm përjashton rastet tona,” tha klubi.

Pakënaqësia e tyre do të raportohet edhe në Federatën Spanjolle të Futbollit (FSF) gjithashtu, por ata nuk kanë besim se ajo që ata konsiderojnë se janë tendenca do të përfundojë së shpejti.

AlpeSport.al

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Inter ka refuzuar një shumë të “çmendur” për talentin e saj…

Delo.autor

Nuk ka oferta për uellsianin, Gareth Bale merr vendimin për të ardhmen

Sadik.Autor

FIA MERR VENDIMIN/ Ideja e çmendur e drejtuesve, botërori i Formula 1 me 30 gara

Delo.autor

Leave a Comment