Futboll La Liga

Së fundmi hoqi “qafe” Chelsea-n: 6 mallkimet e radhës që Messi duhet të prishë

Lionel Messi është përballur me plot 37 kundërshtarë në “Champions League” dhe deri para ndeshjes me Chelsea-n të martën, 7 prej tyreve ende nuk iu kishte shënuar.

 

Një gabim i mbrojtjes i mundësoi Messi-t të hiqtë 1 nga 7 “mallkimet” e tij, por kush janë 6-t të tjerët? I vetmi ekip që “pleshti” nuk i ka shënuar nga Anglia është Liverpool-i, ndërsa viktima e preferuar e tij është Arsenal-i që ka pësuar 9 gola në 6 takime.

Ekipet që sulmuesi i Barcelonës nuk ia ka dalë t’i ndëshkojë janë: Atletico Madrid, Benfica, Inter, Rubin Kazan, Udinese dhe Liverpool. Messi-t iu deshën 730 minuta që të thyente Chelsea-n, por sa minuta ka luajtur ndaj 6 ekipeve të fundit të pathyera?

Më poshtë minutat që Messi ka luajtur kundër tyre dhe skuadrave respektive që nuk u ka shënuar

1.Udineze – Ndaj friulanëve ka luajtur 70 minuta e nuk i ka ndëshkuar.

2.Benfica e ka shmangur golin e tij prej 122 minutash.

3.Liverpool- Me “të kuqtë” ai ka luajtur 180 minuta pa shënuar.

4.Interi – Zikalrit e kanë bllokuar atë për 270 minuta.

5.Rubin Kazan nuk e ka lejuar të festojë prej 273 minutash.

6.Atletico Madrid ka rezistuar 360 minuta ndaj tij, më shumë nga të gjitha.

Related posts

Gattuso nisë stërvitjen me skuadër të përgjysmuar

Sadik.Autor

Sampaoli mendon për FRANCËN: Messi UNIK, luajta me 3 mesfushorë të fortë sepse…

Isa.Autor

ÇFARË KA BËRË GABIM SHAQIRI? Klopp po e trajton padrejtësisht

Delo.autor

Leave a Comment