Futboll Seria A Sport

INTER-JUVENTUS/ Brozovic regjisor “alla Pirlo”, Chiesa-McKennie në grup. Ja formacionet e mundshme…

Konte duket të ketë gjetur vendosjen perfekte në mesfushë që nis mbi të gjitha nga Brozoviç, Barela dhe Vidal. Së pari nga kroati, i rikthyer nga trajneri zikaltër në rolin e “regjisorit” në skemën 3-5-2. Ndërkohë nga stërvitja e djeshme ka pasur lajme të mira për Konten: në stërvitjen e paradites, sipas raportimit të mediave itliane, kanë qenë të gjithë në grup përveç D’Ambrozios (që pritet të rikthehet në fund të shkurtit).

Pra, i rikuperuar edhe Sensi pas frikës së të mërkurës kur u ndal me Firencen. Formacioni është i ndërtuar, konfirmohen titullarët në çdo zonë të fushës.

Zotërim topi dhe ushtrime taktike në menynë e stërvitjes së djeshme në “Continassa”, ku Juventusi është ritakuar dje për të përgatitur sfidën ndaj Interit. Federiko Kieza dhe Ueston MeKeni, dy lojtarët e dalë me problem nga sfida e fundit e kampionatit e fituar ndaj Sasuolos, kanë punuar pjesërisht në grup dhe synojnë të jenë në fushë nga minuta e parë. Kushtet e italianit dhe amerikanit, megjithatë, do të vlerësohen ditën e sotme përpara sfidës, në stërvitjen e programuar për paradite. Pirlo ndërkohë pret edhe rezultatet e tamponëve për të kuptuar nëse mund të mbështetet tek Aleks Sandro e Kuadrado.

FORMACIONET E MUNDSHME

Related posts

NDESHJA NDAJ HOLANDËS/ Legjenda Kahn lartëson Neuerin dhe ka një mesazh kërcënues për…

Delo.autor

Giggs: Manchester United, në rrugën e kthimit përsëri në krye

Sadik.Autor

DORËZOHET BARCELONA/ Messi largohet në fund të sezonit. Ja te cila skuadër do vazhdojë karrierën…

Delo.autor

Leave a Comment