Futboll Premier League Sport

Giggs: Manchester United, në rrugën e kthimit përsëri në krye

Manchester United është në rrugën e kthimit përsëri në krye. Kështu pretendon Ryan Giggs, që mundohet ta shtyjë ish-klubin e tij në drejtimin e duhur. Vendi i dytë në Premier League dhe finalja e “FA Cup” mbeten objektiva të këtij sezoni për “Djajtë e Kuq”.

Asnjëra prej këtyre nuk është e garantuar ende, me skuadrën e Jose Mourinhos që ka nevojë të marrë të paktën një pikë nga dy ndeshjet e fundit, për ta mbyllur në vendin e dytë. Kujdesi do të zhvendoset pastaj tek “argjendi”, ashtu si Jose Mourinho përgatitet për një tjetër takim me Chelsea, në finalen e “FA Cup”.

Giggs beson se përparimi është duke ndodhur në “Old Trafford”, me ish-klubin e tij që ka shijuar suksesin e “Community Shield”, “League Cup” dhe “Europa League”, sezonin e kaluar. Ai tashmë pret që Manchester United të jetë sfidues edhe për çmimet më të mëdha e më prestigjioze.

Një ish-futbollist, që mblodhi 13 tituj të Premier League dhe dy kurora të Ligës së Kampionëve gjatë karrierës së shquar në “Old Trafford”, tha për “PA Sport”: “Po e mbyllëm të dytët dhe fitojmë “FA Cup”, ky është një sezon i suksesshëm. Nëse e bëjmë këtë, patjetër do të jemi atje, përsëri në krye.

Si një tifoz i Manchester United shpresoj se do të konkurrojmë për titullin e Premier Leaue në sezonin e ardhshëm. E konsideroj të suksesshëm këtë edicion, duke fituar dy trofe, por në vazhdim kërkohet patjetër përparim”.

Related posts

“AUSTRALIAN OPEN”/ Tenisti Federer jep alarmin: Duhen sipërfaqe më të shpejta dhe më shumë lojë afër rrjetës

Delo.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Pas 10 minutash lojë, mesfushori Vila zhbllokon sfidën ndaj Kukësit (VIDEO)

Delo.autor

“Divorci” i Cristianos nga Real Madrid? Mourinho hidhet në “sulm” për transferimin e Portugezit

Q.Autor

Leave a Comment