Futboll La Liga Sport

BILBAO FITON SUPERKUPËN E SPANJËS/ Messi humbet toruan, godet kundërshtarin dhe del me të kuq (VIDEO)

Athletic Bilbao është fituesi i Superkupës së Spanjës pasi në kohën shtesë mundi Barcelona 3-2 me golin e Inaki Williams, një perlë e vërtetë.

Por, finalja mbyllet në minutën e 121-të me një karton të kuq të Messit me VAR, pasi goditi me shuplakë kundërshtarin e tij që e mbante nga fanella.

Argjentinasi humbi toruan dhe u ndëshkua. Ndeshja në 90 minuta pa të dy ekipet të barazpeshohen, teksa në harkun e 1 minute Griezmann dhe de Marcos realizon për dy ekipet.

Në pjesën e dytë, po Griezmann realizoi dhe kur mendohej fitorja, në fund vjen goli i Villalibre.

Në shtesë, Williams do të çonte shifrat në 3-2 duke i dhënë Superkupën e 4-t në histori baskëve.

VIDEO

Related posts

RIKTHIMI I ZIZU TEK “LOS BLANCOS”/ Ancelotti analizon: Zidane dhe Real Madridi janë bërë për…

Delo.autor

Edi Martini në rolin e menaxherit: Kam dy oferta për shkodranin Hebaj

Sadik.Autor

E kërkon Ancelotti te Napoli/ Ja çfarë thotë Vidal për të ardhmen

Sadik.Autor

Leave a Comment